Abuzimet me tenderat, jep masa e sigurisë

Në gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë për dy nga ish-zyrtarët e Minsitrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat. Gjykata pritet të verifikojë masën për ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialistin e IT-së në Ministri, Arlind Alikaj. Të pandehurit e mësipërm u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

Swiss Digital Mobile Reklama

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Në materialet e prokurorisë thuhet se nga komunikata e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës vazhdohet të monitorohet me sistemin e vjetër dhe nuk janë instaluar dhe konfiguruar me kamerat e reja.

Ndërkohë një tjetër shkelje e konstutuar është dhe fakti se operatorët ekonomike që kanë marrë pjesë në tendera nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme pasi disa prej tyre rezultojnë debitorë ndaj tatim-taksave. Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.

Kallëzimi është bërë në prokurori pas shkeljeve që janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë sq Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të medha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?