Abuzimi i 23-vjeçares nga kryeplaku, nëna: Vajzën e gjetëm të zhveshur në korridor
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në policinë e Korçës. Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Në pranga është vënë 29-vjeçari Elvis Rrapo. Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike.
Por e ëma e 23-vjeçares, Valbona Grozdani e cila rrëfeu momentin që bashkëshorti i saj dhe ajo panë që në shtëpinë e tyre ishte 29-vjeçari, Rrapo thotë edhe se vajza nuk vuan nga asnjë problem të shëndetit mendor. Po ashtu ajo ka treguar se djali që ka abuzuar me vajzën ka qenë i dehur.
”Ishim në arë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me dy klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje-dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. Vajza s’ është aq mirë se u trondit”.
Nëna e autorit, Ervehe Rrapo, hedh poshtë akuzat. ”Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte i pirë dhe kishte vajtur në shtëpinë e vajzës, pasi e thirri babai i saj të pinin një gotë. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. Nuk kemi hyrje-dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie”.
KOHA JONË SONDAZH

