Abuzimi me 14-vjeçaren, Lleshaj: S’ka më fjalë shqipe për monstrën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një postimi në twitter ka komentuar rastin e minorenës së përdhunuar nga 8  të rinj.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!”, shkruan Lleshaj.

Ai thotë se ky rast fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të tjerat janë poshtërsi”, shkruan Lleshaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”, shkruan ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?