Abuzimi me 15-vjeçaren. Shahini acarohet në Kuvend: Keni dëgjuar për krim pasioni…

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini foli për rastin e abuzimit të 15-vjeçares. Ajo bëri thirrje që të ndërpriten identifikimi i viktimave. Nga ana tjetër, ajo theksoi se për sa kohë do të jetë ajo ministre, nuk do prononcohet për rastet individuale të abuzimit sepse kjo nuk ndihmon.

”Mendoj që është e rëndësishme për të gjithë të flasim për rastin e abuzimit të 15-vjeçares. Të punojmë së bashku për të fuqiziaur zinxhirin për parandalimin e abuzimit të fëmijëve. Jam shumë e trishtuar për këto raste. Nga janari 2019 strukturat arsimore jemi njohur për raste të tilla. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollav dhe janë denoncuar nga ta. Të gjitha këto kanë një të përbashket: Abuzuesit kanë qënë kushërri, vëllai, babai apo stafi i shkollave, prandaj janë kaq të vështira të dukshme. Për rastet kur abuzuesi ka qenë një njeri në shkollë janë marrë masa si përjashtimi i gjithë përgjegjësav në shkollë, hetim i thelluar dhe shërbim i menjëheshëm psiko social, në rastet në familje janë marrë masat më të rënda nga drejtësia. Është e qartë se kjo nuk mjafton, abuzimi po ndodh në një kontekst patriakalizmi. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar njëherë në jetë seksualisht. Kjo praktikë vazhdon nga burrat dhe vazhdon të mos raportohet nga gratë. Keni dëgjuar për krim pasioni, sa e sa janë denoncuar raste të tilla. të gjithë keni përgjegjësi individuale të ndryshoni gjërat. As sot as dje për sa jam unë ministre nuk do prononcohemi në rastet individuale të abuzimit sepse kjo nuk ndihmon përkundrazi, prandaj ne do merremi me fenomenin. Ndërprisni identifikimin e viktimave, na kanë shkruar shumë organizata. Ndërprisni daljet në media për personat që duhet të mbroni”.

SHKARKO APP