Abuzimi me pronat në bregdet, kryebashkiakut të Rrogozhinës i bllokohet pasaporta

Abuzimi me pronat në bregdet ka sjellë ndalimin e udhëtimit të kryebashkiakut të Rrogozhinës jashtë vendit.

Mësohet se Beqir Nuredinit i është bllokuar pasaporta dhe është lënë në masë sigurie detyrim paraqitje.Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës si dhe detyrim paraqitje për kryebashkiakun. Për shtatë zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Rrogozhinës, Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 4 persona dhe një arrest shtëpiak – ndërkohë që mbeten në burg dy zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Beqir Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?