Abuzimi me pronat në Spille, Gjykata jep masat e sigurisë për të akuzuarit

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e akuzuar për abuzime me pronat në Spille.

Seancën e sotme, trupi gjykues ka vendosur “arrest me burg” për shtetasit Asim Arkaxhiu, Aldo Kila, Shpendi Dema, Arben Daja, dhe Artur Tosku. Gjykata ka rikonfirmuar ndërkaq, masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për biznesmenin Idlir Karkini.

Sakaq, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për Julian Zhelegun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Masa “detyrim paraqitje” u dha për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, dhe për shtetasin Arben Kaja. Ndërsa për Arbër Aliun u vendos pezullim nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?