Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan, Afrim Qendro: Dhashë sqarime në Prokurori

Pas dy ish-ministrave të LSI, sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është pyetur nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

Pas disa orëve në Prokurori, Qendro tha për mediat se ka dhënë sqarimet për institucionin e akuzës lidhur me projektet. “U pyeta si person që ka djeni për rrethanat”,- tha Qendro.

Tri ditë më parë Prokurorisë iu drejtua ish-ministri Sokol Dervishaj. Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në arrest me burg janë lënë dy ish-zyrtarët Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?