Abuzimi me rrugët, ish-kreu i ARRSH kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës ndaj ish kreut të ARRSH, Dashamir Xhika i cili kërkon pafajësinë pas kërkesës për të apeluar masën ‘arrest me burg’ të dhënë nga Gjykata e Elbasanit. Ish-kreu i ARRSH akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

“Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorim të detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata për ish-kreun e ARRSH më 1 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?