Abuzimi në Kavajë, moderatorja i bashkohet protestës

Ndonëse me një pjesëmarrje modeste, ka nisur protesta e paralajmëruar nga qytetarët para Ministrisë së Arsimit “Nuk luhet ‘përdhunimesh”. Pjesë e saj janë bërë jo vetëm qytetarë dhe aktivistë, por edhe emra të njohur të ekranit.

Rudina Dembacaj, moderatorja e emisionit ”Mos i fol shoferit” është bërë pjesë e protestës dhe në një prononcim për ”Fax news” ajo bën thirrje që abuzimet duhen denoncuar me çdo kusht. Po ashtu, moderatorja, njëherësh aktorja Dembacaj ka përcjellë një mesazh edhe për politikanët.

“Jam e lumtur që u mor si nismë që të ngremë zërin në një shoqëri patriarkale që jemi. Na është dashur të jemi gjysmë burra për të mos u bërë viktima. Nuk duhet të heshtim kurrë, duhet të denoncojmë. Nëse policia merr ryshfet, duhet të drejtohemi te mediat, rrjetet sociale, se dikush do të dëgjojë një ditë. Nuk dalim se kemi në protestë se kemi patur shumë zhgënjime, sidomos nga politika, jemi lodhur por edhe jemi edhe pak dembelë. Politikanët duhet të mësojnë nga ne, t’i japim shembullin si ata duhet të reagojnë me ne. Jam, do jem e para që do dal gjithmonë për kauza të tilla. Do doja një parapritë për vajzën time”, u shpreh Dembacaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?