Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, Yuri Kim: Prioritet drejtësia dhe shërimi i plotë i vajzës

Dënimi për abuzimin seksual ndaj 15-vjeçares, vjen edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Ajo i’u është bashkuar nismës së aktivistëve, duke dënuar aktin e rëndë që 5 autorët kanë kryer ndaj 15-vjeçares në Mirditë duke e përdhunuar për muaj me radhë.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se përdhunimi është vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Ambasadorja thekson se tashmë prioritet është shërimi i plotë i vajzës si dhe të vihet drejtësia.

”Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioriteti tani: 1) shërbime sociale dhe shëndetësore për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. Fundi i dhunës ndaj grave. JO do te thote JO #tinukjevetem”.

SHKARKO APP