Abuzoi me 13-vjeçaren. Bizgjoni qan, mohon aktin dhe kërkon mëshirë

“Arrest me burg” kërkon Prokuroria e Pogradecit për 46-vjeçarin Blerim Bizgjoni, pasi ndaj tij rëndon akuza se ka abuzuar seksualisht me vajzën mitur, vetëm 13-vjeç nga Pogradeci. Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës “arrest me burg”, pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Në seancën gjyqësore, ai i ka mohuar akuzat që rëndonin mbi të. Madje ai ka shpërthyer në lot teksa ishte i ulur në bankën e të akuzuarit. “Nuk e kam bërë atë veprim. Kini mëshirë”,-mësohet të ketë thënë 46-vjeçari.

Nga ana tjetër është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënie, pasi sipas prokurorit deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e marrëdhënieve. I akuzuari për përdhunim nuk e ka pranuar akuzën, madje ai është shprehur se e gjithë kjo histori sipas tij është sajuar nga familjarët e 13-vjeçares.

SHKARKO APP