Abuzoi me 15 vjeçaren, Gjykata dënon me 12 vite burg rojen e shkollës
Roja i shkollës në Babrru, Abas Doga që akuzohet për përdhunimin e një 15 vjeçarje është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata.
Doga është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.”
Kodi Penal parashikon dënimin me 18 vite burg të Dogës, por dënimi i tij është ulur me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim në një institucion të sigurisë së zakonshme.
Gjithashtu masa “Arrest me Burg” është marrë edhe për tre personat e tjerë që kanë abuzuar me të miturën.
-Klajdi Poci është dënuar nga gjykata me 7 vite e 4 muaj burg;
-R.O. është dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim;
-Ndërsa për F.B. ligji parashikon dënimin me 10 vite burg, por ka pësuar ulje të këtij dënimi me ½.