Abuzoi me 15-vjeçaren, ish-roja u paguante sa një pedagog

Abaz Doku, ish-roja i shkollës 9-vjeçare në Kamëz që tani ndodhet pas hekurave për abuzim seksual, paguhej me një rrogë të majme. Në dhjetor të vitit 2015, ai vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja, për ruajtjen e dy shkollave në Kamëz. Sipas “report tv”, për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, ai është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj.

Ka pasur edhe raste kur Abazi është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doku është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja. Doku ngacmonte seksualisht nxënëset e shkollave, mes tyre edhe 15-vjeçaren me të cilën abuzoi për një kohë të gjatë, bashkë me tre djem të rinj. Hetimet për këtë çështje vijojnë nga prokuroria e Tiranës. Në telefonin e Abaz Dokut, prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga ish-roja dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B.

Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abas Dokut, në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të ish-rojes, i cili më pas ka filluar presionet dhe shantazhet seksuale, ndaj të miturës dhe kjo e fundit u është bindur. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP