Abuzoi me të mi*urën? 65-vjeçari del nga burgu pas 6 muajsh! Gjykata: S’ka prova ndaj tij
Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga burgu të 65-vjeçarit A.S, i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar pas denoncimit të bërë nga një 14-vjeçare me pretendimin se ishte abuzuar seksualisht nga i moshuari kur kishte qenë 6 vjeçe. Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për lënien në burg të 65-vjeçarit. Pas hetimeve të kryera, nuk u gjetën prova se 65-vjeçari ka kryer një akt të tillë ndaj të miturës.
Dënimet për krimet ndaj të miturve në Shqipëri do të jenë më të ashpra. Ndryshimet e reja në Kodin Penal parashikojnë dënimin me më shumë vite burg për marrëdhëniet seksuale me të mitur, si dhe dënimin me burg për bigaminë.
Krimet e fundit me natyrë seksuale ndaj minorenëve kanë bërë që në parlament të propozohen ndryshime në Kodin penal. Në projektin që është prezantuar për debat publik, parashikohet ashpërsimi i dënimeve për disa vepra penale. Nëse Kodi aktual e cilëson krim kryerjen e marrëdhënieve deri në 14-vjeç, tashmë me ndryshimet e reja kjo moshë është deri në 16-vjeç.