Abuzoi prej vitesh me vajzën e tij, në gjyq babai

 

Artur L, babai i një vajze 18-vjeçare akuzohet nga prokuroria se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij adoleshente. 41-vjeçari është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës, pas një kallëzimi të vetë vajzës së tij, e cila e ka denoncuar për abuzime seksuale që në moshën 12-vjeçe.
Kallëzimin e ka bërë bashkëshortja e Artur L.Denoncimi i 18 vjeçares është bërë dy muaj pasi ajo ishte fejuar me një djalë nga Mallakastra,emigrant në Greqi me të cilin aktualisht është e ndarë. Sipas Shqiptarja.com, pas natës së pare të dashurisë mes tyre, i fejuari kishte konstatuar se vajza nuk ishte e virgjër dhe pikërisht për këtë arsye i ka kërkuar edhe llogari vajzës. Ndërkohë,pas këtij konstatimi vajza është detyruar t’i tregojë së ëmës se gjashtë vite më parë, në vitin 2009, babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të. Pas rrëfimit të vajzës, nëna e saj ka vendosur të denoncojë në komisatiatin e policisë së Kamzës, ngjarjen e së bijës. Të dyja së bashku kanë rrëfyer historinë përpara oficerëve të policisë, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e tij. Prokuroria në 11 dhjetor ka vendosur ta marrë të pandehur Artur L. dhe ta dërgojë dosjen në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?