Abuzon me kunatën minorene, 11 vjeçarja: Ndodhi kur motra shkoi në maternitet

Pas rasteve të frikshme të abuzimeve seksuale që u bënë publike dje dhe sot, një tjetër ngjarje është denoncuar këtë mbrëmje në ekranet tona. Një 11-vjeçare me banim në Tiranë, denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Shtetasi me inicialet K.Z është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11 vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen. ”Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje”,- është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/streha-e-familjes-qe-burri-e-perdori-si-karrem-per-abuzimin-me-13-vjecaren/

Swiss Digital Mobile Reklama

https://arkiva.kohajone.com/tjeter-skandal-66-vjecari-akuzohet-per-ngacmim-seksual-me-nje-16-vjecar-jemi-ne-lidhje/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?