Abuzonin me të birin 2-vjeçar dhe e publikonin në TikTok, procedohen prindërit

Dy të rinj janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Fierit, kjo pasi ata kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur dhe më pas kanë publikuar pamjet në rrjetin social TikTok. Bashkëshortët S.K. dhe F.K akuzohen për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe ”Pornografia” kundrejt të birit 2-vjeçar.

Rrjeti social, TikTok është kthyer në një platformë ku degjernerimi nuk njeh kufij dhe nuk ka censurim. Pavarësisht, që shumë të mitur janë përdorues të këtij rrjeti, kjo nuk i ndalon “grabitqarët” për para të shfrenohen.

Një prej tyre është edhe Suada Muça e cila padyshim që njihet gjerësisht nga shumë prej përdoruesve të kësaj platformë. Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, Suada Muça nuk njeh limite. Pas fjalorit banal të përdorur si dhe sfidave të ndryshme vetëm e vetëm për të fituar disa euro ose “giftse”, ajo ka publikuar dhe video intime, dhe ka kryer veprime erotike live.

SHKARKO APP