Abuzonte me vajzën prej 9 vitesh, 50-vjeçari vr*et kunatin. E motra e vikt*mës: I mbulonte mirë aktet e tija

Greqia është tronditur nga një ngjarje tragjike. Erjon Pelivani, 33-vjeç u vra nga kunati i tij, Fatmir Talellari. Ky i fundit u paraqit në polici dhe u tha agjentëve se kishte vrarë, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar Erjoni e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9-vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej 33-vjeçarit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë. Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Gruaja e Tarellarit është shprehur se 18-vjeçarja nuk i kishte treguar se 33-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të. Ajo u shpreh se vëllai i saj Erjoni ishte kujdesur të mbulonte veprimet e tij.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai ka arritur ti mbulojë aktet e tij. As vajza nuk më tha gjë. Kur bashkëshorti im e zbuloi, e vrau. Më mori dhe më tha ”Të vrava vëllanë”, thotë ajo e tronditur për Protothema.

SHKARKO APP