Abuzuan dhe vranë studenten/ Prokurorja: 23-vjeçari shqiptar u përdor si karrem
Mediat greke kanë risjellë në vëmendje një nga gjyqet më të bujshme në shtetin fqinj, atë të përdhumit dhe vrasjne e studentes Eleni Topaloudi. Të mërkurën u zhvillua seanca e radhës, ku dy të pandehurit janë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras. Në sallën e gjyqit prokurorja e çështjes Aristotelia Doga kërkoi që dy të rinjtë të shpallen fajtorë për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 23-vjeçare. Sipas prokurores dy autorët i kishin ngritur një kurth studentes.
Sipas saj, qëllimi ishte që ta çonin Elenin në vilën e 23-vjeçarit grek, ku aty do të abuzonin me të seksualisht dhe më pas do ta vrisnin për të fshehur provat. Dhe kështu ndodhi. Eleni Topaloudi ishte përdhunuar dhe dhunuar fizikisht, e më pas ishte hedhur e gjallë në det pranë shkëmbinjve, e për pasojë humbi jetën. Prokurorja tha se shqiptari Luca kishte shërbyer si ”karrem” në këtë ngjarje. Ai ishte takuar me vazjën dhe kishte nisur njohjen me të. Prokurorja theksoi se shqiptari nuk vjen nga një familje e pasur, dhe ai ishte përdorur deri diku nga shoku i tij grek që të joshte studenten Eleni Topaloudi.
Pasi ishin njohur dy autorët kishin organizuar një takim me studentet, të cilën e kishin ftuar për një shëtitje me makinë. 23-vjeçarja mendonte se ishte thjeshtë një xhiro, por sipas prokurores, plani i dy të rinjve ishte që ta çonin në shtëpinë e grekut Manolis Koukouras. Gjatë fjalës së saj në gjyq, prokurorja la të nënkuptohej se janë bërë përpjekje për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë kur dosja ishte në duart e oficerit të policisë gjyqësore në ishullin Rodos, ku dhe ndodhi ngjarja. Ndër të tjera, ajo fajësoi prindërit dhe gjyshen e 23-vjeçarit grek.
”Ju keni rritur një fëmijë përbindësh”. Ndër të tjera prokurorja e çështjes pretendon se dy djemtë e akuzuar për vrasjen e studentes, ishin të vendosur për ta vënë në zbatim planin e tyre. “Ata kishin një plan për ta përdhunuar, dhe do ta përdhunonin edhe sikur të ishte e vdekur. Eleni rezistoi, nuk pranoi, ajo luftoi. Ajo nuk u dorëzua përpara këtyre kriminelëve dhe e pagoi me jetën e saj. Njëri nga të pandehurit e mbante, dhe tjetri e rrihte,”-tha prokurorja Doga në seancës gjyqësore, duke sqaruar se rezistenca e Elenit provokoi acarimin e dy të rinjve, të cilët menduan se ajo do t’i denonconte. Prandaj vendosën ta lidhnin dhe ta hidhnin të gjallë në det.
Përpara se ta hidhnin në det, sipas prokurores, vajza u ishte drejtuar djemve duke iu thënë “Babai im ka për t’ju gjetur”. Deklaratat e forta në gjyq të prokurores u kundërshtuan nga dy të pandehurit, të cilët ja hedhin fajin njëri-tjetrit sikurse kanë bërë që prej momentit kur u arrestuan. Të dy pranojnë pjesëmarrjen në krim, por nga ana tjetër të dy mohojnë që të kenë abuzuar seksualisht me studenten dhe ta kenë vrarë. Një javë më parë, në seancën pararendëse, shqiptari Luca kishte deklaruar se ”faji i tij i vetëm është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vazjën, ndërsa për ngjarjen ishte i detyruar, duke pretenduar se greku e kishte kërcënuar”. Studentja Eleni Topaloudi u përdhunua dhe u vra në fund të muajit nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Gjyqi për këtë çështje të bujshme po vazhdon dhe është drejt fundit.
https://arkiva.kohajone.com/vrasja-e-studentes-greke-nga-shqiptari-nena-sduroj-dot-me-ata-jane-perbindesha/