Abuzuan me detyrën, Vangjel Tavo shkarkon 5 punonjës të IKMT-së dhe drejtuesin e Himarës

Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë, Vangjel Tavo.

Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim.

Mësohet se kjo njësi që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?