Abuzuesi mohoi akuzat për përdhunimin e 13-vjeçares në Pogradec, nëna: Nuk e dinim si ishte ndaj … Të zhduket, burg përjetë

Flet nëna e 13-vjeçares nga Pogradeci që u abuzua seksualisht nga një 46-vjeçar, i cili ishte ofruar për të ndihmuar atë vetë dhe familjen e saj.

Ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë, ishte një tronditje jo vetëm për komunitetin e fshatit Vërdovë në Pogradec por për këdo.

Çështja ngriti shumë pikëpyetje për marrëdhëniet mes autorit dhe familjes së vajzës, ndërkohë që çështja mori përmasa më të mëdha për shkak të detajeve të tjera nga abuzimi që me sa duket vazhdonte prej kohësh.

Gjendja e rënduar e babait të vajzës dhe ekonomia shumë e dobët ishte arsyeja kryesore që 13-vjeçarja shkonte shpesh te banesa e 46-vjeçarit. Sipas familjarëve të vajzës Blerim Bizgjoni u ka kërkuar prindërve të saj që të kujdesej për të dhe lidhjen duket se e forconte shoqëria mes vajzës së tij dhe të miturës së abuzuar.

E ëma e vajzës shprehet se ai e kishte marrë vajzën për t’u kujdesur që në muajin korrik dhe se ka abuzuar vazhdimisht me të për rreth një muaj. Ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur zëri i nënës së saj dhe njerëzve të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen.

Nëna e 13-vjeçares tha se vajza nuk i ishte hapur por se rrinte e mërzitur gjithë kohës. Sa i përket mohimit që 46-vjeçari i ka bërë veprimit kriminal ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- jeçares.

“Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe. Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha e ëma e vajzës së mitur.

Gruaja tha se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar. Ndërkohë një e afërme e vajzës në lidhje telefonike tha se bashkia është interesuar për rastin.

“Ka ardhur një psikologe, vajza ndodhet nën kujdesin e shtetit, i dolën në krahë”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP