Abuzuesve të mjedisit e ajrit u rritet masa, gjoba deri në 2.6 milionë lekë
Janë botuar në Fletoren Zyrtare disa ndryshime në dy projektligjet “Për mbrjotjen e mjedisit” dhe “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”. Këto projektligje kanë në fokus rritjen e masës ndëshkimore për abuzuesit në mjedis ku janë parashikuar gjoba për ndotjen e ajrit dhe të mjedisit nga qytetarët dhe bizneset. Rritja e gjobave do të arrijë deri në 30%.
Por çfarë është parashikuar?
Gjobat fillojnë që nga mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin si dhe hedhjen në treg të substancave ozonholluese si dhe lëshimin në treg të organizmave të modifikuara qëllimisht, do të gjobiten në masën 390 mijë lekë deri në 650 mijë lekë.
Nga ana tjetër masat për mosinformim të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mundësinë e një dëmi mjedisor gjobat do të jenë nga 1 milionë e 300 mijë deri në dy milionë e gjashtë qind mijë.
Gjobat për ndotësit e ajërit arrijnë gjithashtu deri në dy milionë e gjashtëqind mijë për të gjithë ata operatorë të cilët nuk përmbushin parimet apo kushtet e shkarkimeve në ajër referuar lejes së mjedisi të tipave A apo B.
Të tjera kategori të cilat do të dënohen janë ndohëtësit e ajërit shkaktuar nga burimet e lëvizshme, prodhimi, importimi, tregtimi i lëndëve djegëse nga subjektet dhe përdorimi i lëndëve djegëse nga operatori etj. Këto ligje do të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Diamila Leka/ Scan