Acari dhe ngricat, ARRSH: Ja akset ku duhen zinxhirë

Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit.

Autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës është të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?