Açka e thotë hapur: PD ka marrëveshje nën tavolinë me Ramën
Deputetja Flutura Açka, thotë se baza e Partisë Demokratike nuk është e bashkuar. Madje ajo tha se ajo është e copëzuar. ”Partia Demokratike nuk është e bashkuar, flas për bazën e PD-së. Është shumë e copëzuar. Problemi është ndarja që ka ndodhur, që të bashkosh një gjë, duhet të shkosh te burimi i ndarjes. Rikthimi i Berishës nuk dha rezultat në bazën e PD-së”.
Nga ana tjetër, ajo thotë edhe se PD është në një marrëveshje nën tavolinë me Ramën. ”Shpresoj për një reformim të opozitës shqiptare, kam shpresuar që do të reformohej. Mendoj se ka një marrëveshje nën tavolinë me Edi Ramën, i cili synon të shkatërrojë opozitën.
Për shkak të pazareve iu dha Edi Ramës mundësia që të shkojë në zgjedhje me 12 mandate të fituara në tavolinë dhe ky është një faj, nuk ëhstë gabim. Ata që e kanë bërë këtë faj duhet të largohen”, tha Açka.