Açka: Protesta në Rrugën e Kombit nga revolta, pavarësisht se po i jepen ngjyrime politike

Shkrimtarja Flutura Açka në një lidhje me Skype nga Holanda për “360 Gradë” në Ora News, tha se protesta e banorëve të Kukësit për pagesën në Rrugën e Kombit, thotë se ajo protestë vinte nga revolta, pavarësisht se po tentohen t’i jepen ngjyrime politike.

Açka: Të interpretosh një qytet aq të dashur si Kukësi, si barbar….do të jepja një detaj të vogël, ndoshta duke e krahasuar me numrin e banorëve, sa poetesha të reja ka qyteti i Kukësit dhe sa të talentuara janë, si mund të jetë barbar qyteti i Kukësit që nxjerr ka poetesha të talentuara. Nuk e kuptoj dot. Nënteksti ka qenë i qartë.

Unë shoh një frymë shkujdesjeje ndaj gegëve. Ka një lloj atmosfere ndarëse. Të arrij kryeministri të thotë alpinë, të bëjë sarkazëm me njerëz të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo protestë që përpiqet t’i jepen ngjyrime politike, në fund të fundit, ajo protestë erdhi nga një revoltë e brendshme e atyre njerëzve. Të vësh një tra ndarës një qyteti të tillë të varfër. Një qytet që meriton mirënjohje nga shqiptarët e Shqipërisç dhe Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?