”Adashi politik”: S’e kuptova pse i merrej fryma

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, ka reaguar ish-deputeti demorkat Edi Paloka. Rama referuar Edi Palokës tha se: ”S’do gjeni në asnjë arkivë që adashit tim me bojë t’i kem thënë idiot klasik”, duke mohuar të ketë përdorur fjalor të rëndë ndaj tij. Në të njëjtën ”monedhë” i është përgjigjur Edi Paloka duke ironizuar në Facebook, teksa i drejtohet Ramës: ”S’e kuptova pse të merrej fryma e dridhej zëri”.

Reagimi i plotë i Palokës:

E degjuat…

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar, madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat, as qytetaret e as opoziten.

Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.

Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar. PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?