Ademi dhe disa ish-deputetë kontestohen nga anëtarësia e PD-së në Shkodër
Përmbyllet procesi i numërimit në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Demokratët kanë shënuar një pjesëmarrje të madhe që varion nga 60 në 70% në këto bashki.
Nga lista e kandidatëve vetëm në Vau Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.
Kështu në Puke u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vau Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.
Në Malësi të Madhe janë konfirmuar të 5 kandidatët në listë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shkodër me Voltana Ademin. Edhe pse disa nga ish-deputetët dhe kryetarja e bashkisë Shkodër kanë marrë një numër të lartë votash kontestuese, por pa arritur 620 vota kundër siç kërkonte rregullorja e PD.