Ademi: Nuk po digjet shkolla por KZAZ-të
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ftuar sonte në Open, ka komentuar situatën e fundit që po ndodh atje, ku siç u raportua një klasë brenda shkollës Shejnaze Juka i është vënë zjarri nga përfaqësues të PD. “Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media.
KOHA JONË SONDAZH

