Adi Krasta: Asnjë problem personal me Ramën. Unë nuk jam zhabë e kënetës mediatike

 

I shkëputur për muaj nga ekrani, prezantuesi dhe producenti televiz me 25 vite në ekran, Adi Krasta, thotë se i ka munguar komunikimi me publikun.

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Krasta thotë se është në fazën e vëzhgimit përmes heshtjes të aktualitetit.

Nuk ka problem personal me Kryeministrin, thotë Krasta, por mënyrën si ai e sheh qeverisjen.

E ndërsa edhe vetë është një kontribut në mbështetjen e ardhjes në pushtet të së majtës, Krasta thotë se ka qenë një ftesë ndaj publikut për rrotacion.

Ai mbetet i mendimit se edhe katër vite qeverisje të së djathtës do të kishin kaluar në çmenduri popullin. Zhgënjimin nga qeverisja Rama se ka prekur ende, thotë se po pret edhe pak.

Por nuk nguron ta konsiderojë këtë qeverisje një shans të humbur për vendin. Kjo në raport me atë çfarë premtuan dhe çfarë realisht kanë realizuar në këto vite. AI ka folur dhe per shprehjen e Ramës për kënetat medatike. Krasta tha se një kryeministri nuk i lejohet të nxehet. "Unë nuk jam zhabe e kenetes, nese ka kenete".

Pjesë nga intervista

Krasta: Kam pasur unë një frikë të madhe gjatë gjithë karrierës se mos tingëlloja i angazhuar, mos angazhohesha, ose se mos ma bëni me gisht mbylle gojën se je i angazhuar.Deri kur do të duhet të mos angazhohemi. Çfarë duhet të ndodhë në këtë glob që të detyrojë një njeri të dalë nga sfera e kristalit, të marrë pjesë. Në momentin që angazhohesh e ndan publikun në dysh, por ndarja në pro dhe kundër nuk është ngjarje jashtëzakonshme. Unë e kam ndjerë veten të angazhuar gjithmonë.Por vendosa të angazhohem, duke i dhënë zë publikut të cilin në analizën time e konsideroja të madh rreth 1 milion vetë dhe kështu rezulton, siç thuhet tanimë me 1 milion të famshmet vota. Kemi kolegë që nuk kanë guxuar të thonë kurrë mendimin e tyre, nuk kanë fuqi ta thonë, nuk lejohen. Është fat i madh për cilindo njeri të thotë mendimin e vetë dhe të mbajë përgjegjësi dhe kosto.

The 1 milion vota që pas 2013 u quajtën dhe shuplaka, të ka ardhur mirë të konsideroheshin një shuplakë për pushtetin e mëparshëm?

Krasta: Shuplaka ishin, ndoshta isha dhe unë një shuplakë.Puliceri ndaj më ka përlqyer mua që thoshte: Jam shuplakë për të gjithë ata që e meritojnë.

Ka nga ata që e meritojnë?

Krasta: Ka në Shqipëri, ka pasur gjithmonë.

Nëse do kishe mundësi që dikujt ti përvishje një shuplakë, kush do ishte?

Krasta: Njerëz të caktuar kanë përgjegjësira të caktuara.Për atë që i bëjnë Shqipërisë për mirë apo për keq. Nëse ti brenda profesionit të tënd do të shtysh argumentin që unë të dal me një logjikë që kam një problem me Kryeministrin, përgjigjia ime është jo.Nuk kam problem personal me Kryeministrin, me asnjë Kryeministër. Meqenëse zotin. Rama e keni bërë gati paraprakisht për ta nxjerrë në momentin, por nuk është realisht një problem personal.Por do të jetë hulumtimi gazetaresk apo si qytetar për veprimtarinë e drejtuesit të ekzekutivit.

Marrëdhënie private keni ende me zotin.Rama?

Krasta: Nuk kemi pasur një marrëdhënie private të mirëqënë dhe të plotë. Kemi pasur një njohje si dy njerëz me jetë publike. Në shfaqen në sallën e Pallatit të Kongreseve nuk ka qenë një mbështetje direkte për Ramën ka qenë një ftesë për qytetarët që të mbështeste fjalë për fjalë Ambasadorët e vendeve më të rëndësishme në Shqipëri për të bërë një rrotacion. Vazhdoj të mendoj se kam bërë mirë.Kisha një ndjesi se nëse do ishim edhe katër vjet nën atë zhvillim politik në Shqipëri ky vend do të ishte çmendur plotësisht.

Megjithatë duke mbështetur rrotacionin, ishte Rama që do bëhej Kryeministër..

Krasta: Po një rrotacion automatikisht do të mbështeste marrjen në pushtet të mazhorancës së majtë.Nuk jam penduar.Kam luftë për të kuptuar, kam dëshirë të sqaroj pjesë të tëra të qeverisjes.

Jeni zhgënjyer?

Krasta: Nuk e di dhe jam duke pritur dhe shumë pak. Një hap i gabuar, një zgjedhje e bërë në shtysën e erërave të moskontrollit.

Do ta kishit bërë sërish mbështetjen ndaj Ramës?

Krasta: Mbështje aka qenë në raport me një kërkesë të bërë elektoratit për të marrë në konsideratë një ndryshim për situatën ekzistuese. Ti nuk hedh zara për mënyrën si sillet një mazhorancë apo lider.Një lider duhet të ketë dy karakteristaika të domosdoshme, strategji dhe karakter. Po nëse detyrimisht nuk duhet ta ketë njërën, mirë është të mos ketë strategji.

Rama e ka karakterin?

Krasta: Mendoj që ka probleme me menyrën si e sheh qeverisjen.

Ju si e shihni?

Krasta: Një shans i humbur.Një qeveri dhe një lider kanë nevojë të jenë të mbështetur, kanë nevojë të marrin një të ashtëquajtur leje.Ti e bën me dy karakteristika, je i përulur dhe i çiltër, i lexueshëm. Mazhoranca erdhi me një mesazh transformues për vendin, tha do ndryshojmë të gjitha gabimet e qeverisjes së kaluar dhe përveç kësaj tha se do ta rindërtojmë vendin.

SHKARKO APP