ADN tradhëtoi bandën shqiptare të 50 grabitjeve në Spanjë
Hetimi gjyqësor i një prej operacioneve më të mëdha kundër bandave të vjedhjeve të banesave në shtëpi në qytetin Vigo të Spanjës, që u finalizua me arrestimin e tre shqiptarëve të akuzuar për 50 grabitje, duket se po shkon drejt fundit.
Gjykata e Instruksionit në Spajë është duke pritur krahasimin e mostrave të ADN-së që Garda Civile dhe Policia Kombëtare mblodhën në secilën prej ndërtesave të vjedhura për të mbyllur procedurat dhe për t’i shndërruar ato në një procedurë për një gjykim.
Rezultatet gjenetike do të jenë çelësi për të lidhur tre të pandehurit, dy burra dhe një grua me kombësi shqiptare, me vjedhjet që ndodhën në Vigo, Baiona, Fornelos, Cangas, Porriño, Oleiros dhe Cambre midis komunave të tjera të Galicës.
‘Profesionalizmi’ i grupit kriminal mezi kanë lënë gjurmë pasi kanë përdorur doreza kështu që është e nevojshme analiza e ADN-në për të kompletuar pjesën tjetër të provave të mbledhura gjatë hetimit.
Arrestimi i tre shqiptarëve ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar. Të tre të dyshuarit u dërguan në burg, megjithatë, gruaja, e cila kishte mohuar faktet, u la e lirë si një person i hetuar, që duhej të paraqitej çdo të hënë në zyrat gjyqësore deri në gjyq.