Adoleshentët pranojnë se abuzuan me 14-vjeçaren
Adoleshentët e arrestuar për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare të shkollës “Rilindja” në Kavajë, kanë pranuar ngjarjen e rëndë. Sot ata kanë dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë, pasi ndaj tyre është vendosur “arrest në burg”.
Shtatë adoleshentët kanë pranuar abuzimin me 14-vjeçaren, të cilët pohuan se kjo gjë ka ndodhur disa herë. Në seancën gjyqësore ndodhen edhe prindërit e fëmijëve të arrestuar.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit në polici të vet 14-vjeçares që mban datën 29 janar të këtij viti. E mitura ka pohuar se është abuzuar nga 8 persona të moshës 14-17 vjeç, ndërsa një 15-vjeçar vijon të jetë në kërkim.
Policia nuk kishte njoftuar për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në shkollën “Rilindja”, ndërsa i pari që e denoncoi ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

