Adoleshenti 2 muaj i zhdukur, iku në shkollë me orë dhe flori në vlerë 10 milionë lekë

 

Dy muaj pas zhdukjes së djalit 16-vjeçar, nëna e Mariglen Gjonajt bën apel për gjetjen e të birit, ndërsa akuzon policinë për neglizhencë.

Luljana Gjonaj: “Kemi shkuar disa herë në polici, policia nuk na tregon dosje, cfarë është shkruajt në dosje. Dy muaj djali im është i humb është nën tokë apo sipër toke unë nuk e di. Kam shkuar tek prokurori i përgjithshëm dhe më datën 18 qershor i kam dërguar një letër ankese, që polica e Laçit dhe Lezhës nuk po bëjnë asgjë. Nuk kam asnjë shpresë as nga Laçi as nga Lezha”

Swiss Digital Desktop Reklama

Me lot në sy Luljana Gjonaj tregon për 18 majin, ditë kur e pa për herë të fundit djalin e saj, ndërsa hedh dyshimet se mund të jetë grabitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luljana Gjonaj: “Ka pasur një orë ‘roleks’, ka pasur varse të cilat së bashku kapnin vlerë e rreth 10 milionë lekëve. Iku në mëngjes doli në orën 08:00 për të shkuar në shkollë. Gjithë natën duke kontriolluar për djalin. Nuk i dua florinjtë unë dua djalin, ajo më intereson. Ata persona nëse e kanë djalin gjallë të ma lëshojnë, pasi nuk do të kenë anjëlloj problemi me policinë”

Mariglen Gjonaj  nxënës i klases së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, është nisur si çdo mëngjes për në shkollë por nuk u kthye më, ndryshe nga herët e tjera atë ditë nuk kishte telefon me vete. Të shqetësuar familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por uniformat blu të Kurbinit ende nuk kanë arritur të bien ne gjurmët e adoleshentit edhe pse kanë marrë në pyetje disa persona. Ndërkohë ankthi i familjarëve për fatin e 16-vjeçarit të humbur vazhdon të rritet çdo ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?