Adoleshenti rom dhe jetim, lëshoi një gur dhe ndezi Beogradin

Ai njihet  mirë nga banorët afër Qytetit Studenti dhe Rrugës së Elbasanit, pasi e ndeshin çdo ditë në rrugët e lagjes afër Ambasadës Amerike dhe Shtëpisë së fëmijës ku është rritur, si një adoleshent i shfrenuar.

18-vjeçari Marsel Qeleshi zor se ka dëgjuar në jetën e tij ndonjë akuzë për “dhunë ndaj të mbrojturve ndërkombëtarisht”, po pikërisht kjo është akuza kryesore që i është faturuar për gurin e vetëm me të cilin ai akuzohet se qëlloi autobusin e Kombëtares Serbe në Tiranë.

Guri që ai akuzohet se lëshoi ndaj autobusit të kombëtares serbe nxiti edhe përlasje diplomatike mes Serbisë zyrtare dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas saj, prokuroria e Tiranës e ka ngarkuar atë edhe me dy akuza të tjera: “Shkatërrim prone” dhe “Prishje të qetësisë publike” dhe do t’i deklarojë ato nesër, në seancën ku do të jepet masa e arrestit për Qeleshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeleshi, një i ri i komunitetit rom, është rritur në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”. Ai njihet si person problematik për stafin e këtij institucioni, por edhe jashtë tij.

Në profilin e tij në Facebook, Qeleshi zbulon shumë nga personaliteti i një të riu të rritur tërësisht i pavarur: Emrin e nënës së tij Marjeta, shkruar si tatuazh në bark; fotografi me pistoletë, foto të marrë cep më cep Shqipërisë por dhe dhembshuri për fëmijët e vegjël dhe disa nga shokët e tij.

Ka edhe nga ata që ngrenë dyshime, se Marsel Qeleshi mund të jetë arrestuar për të mbuluar ngjarjen, megjithatë hetimet do të tregojnë "veprën" e ttij që shënoi të vetmin incident të ndeshjes historike, Shqipëri-Serbi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?