Adresat e banimit, Çuçi: Kush nuk regjistrohet nuk merr këto shërbime
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri thirrje për deklarimin e banimit në portalin e-Albania ose pranë zyrave të Gjendjes Civile.
”Aty do të merrni certifikata martesore, aty do të paguani taksat, aty do të merrni shërbimin e postes e të tjera shërbime”. Bllokimi i këtyre shërbimeve do të jetë masa ndëshkuese për qytetarët që nuk bëjnë regjistrim të saktë adrese.
Çuçi nënvizoi se burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit do të jetë Regjistri Kombëtar i Adresave.