Adrian Civici i bashkohet skuadrës së Veliajt
Prof.Dr. Adrian Civici është një prej kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak që i është bashkuar skuadrës së kryebashkiakut Erion Veliaj edhe për katër vitet e ardhshme. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Tirana ka kapitalin më të madh financiar, pjesën më të përqendruar të biznesit, por ka edhe një kapital tjetër më të madh dhe shumë të çmuar që është kapitali njerëzor dhe kapitali human. Civici shprehu bindjen se bashkë me skuadrën do të kontribuojë dhe do të jetë një partnere në të gjithë bashkëpunimet dhe marrëveshjet me botën studentore, që nga mundësia e punësimit e deri te një shkollim cilësor për të rinjtë.
“Tirana është kryeqyteti jonë, Tirana ka natyrisht numrin më të madh të banorëve, ka kapitalin më të madh financiar, pjesën më të përqendruar të biznesit, por ka edhe një kapital tjetër më të madh dhe shumë të çmuar që është kapitali njerëzor dhe kapitali human, e këtu e kam fjalën mbi të gjitha për studentët të cilët në pjesën dërrmuese të tyre, janë universitetet e Tiranës. Për t’iu përgjigjur edhe asaj edhe asaj që tha Erioni, për çfarë mendoni se do kontribuoni, ose se çfarë shikoni për 4-vjeçarin e ardhshëm, mendoj që pikërisht kujdesi për studentët, këtë kapital kaq të çmuar dhe të domosdoshëm për zhvillimin e vendit, do përbëjë një nga prioritete dhe vëmendjet kryesore. E përtej kujdesit për “Paktin e Universitetit” që ishte një përgjigje direkte e disa prej nevojave dhe sfidave që kanë studentët, ndoshta duhet të shikojmë edhe shumë më përtej për ta bërë Bashkinë e Tiranës vërtetë një partner në të gjithë llojet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet me botën studentore, që nga mundësia e punësimit, e një shkollimi cilësor të tyre. Besoj që të gjithë bashkë do t’ia arrijmë kësaj”, tha Civici.
Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që nga muaji prill 2005. Në vitin 2009, Adrian Civicit i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli “Kalorës i palmës së artë akademike”.
KOHA JONË SONDAZH

