Adriatik Lapaj kërkoi rinumërimin e votave, hapet një qendër votimi në Vlorë
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
U bë verifikimi i vulave, ku rezultuan të gjitha fletet me vulat përkatëse.
Një ditë më parë, Lapaj deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’u kenë “vjedhur” edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.
Relatori i çështjes konstatoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura.
KOHA JONË SONDAZH

