Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë: Hera e parë që votoj si drejtues

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është paraqitur këtë të diel për të ushtruar të drejtën e tij të votës në Tiranë.

Lapaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në qendrën e votimit.

“Është hera e disatë që votoj unë, por është hera e parë që votoj si drejtues. Natyrisht votova për koalicionin tonë, për numrin 6. Është një ditë e bukur sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se vendi ka mundësi reale për një ndryshim të madh. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime”,-tha Adriatik Lapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?