Adriatik Llalla rikthehet në Tiranë. Kafe me Rovena Gashin dhe Alibeajn
Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë në Tiranë dhe më saktë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, përballë Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”.
Ish kryeprokurori ka qënë i shoqëruar nga ish ministri i Drejtësisë dhe ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tre orë më vonë doli në konferencë shtypi për të shpjeguar “Babalen”.
Vetëm një minutë pasi u largua Llalla bashkë me një mikun e tij me makinë, dhe Alibeaj në anën tjetër vetëm, nga i njëjti ambient ka dalë ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ish Drejtuesja e Dekriminalizimit, Rovena Gashi.
Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me bisedën që kanë pasur mes tyre, por fakti është se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka një kallëzim penal dhe është nën hetim.
Alpe News
KOHA JONË SONDAZH

