Aeroporti i Kukësit, Kadastra regjistron pronat! Apeli: Ata që kanë prona të vijnë për certifikatën, që të shpronësohen

Kadastra Shqiptare njofton se pas një pune të detajuar në terren, në zonën kadastrale 3425 Shtiqën Kukës, përfundoi regjistrimi fillestar, që përfshin 7 mijë e 590 pasuri.

Puna e Bashkisë Kukës dhe e Kadastrës Shqiptare, u përqëndrua në këtë zonë, edhe për të mbështetur ndërtimin e Aeroportit të Kukësit” njofton Kadastra.

Prej datës 24 dhjetor, i gjithë materiali hartografik është hedhur në sistemin e ASHK dhe, të gjithë ata që kanë prona bujqësore apo banesa në këtë zonë, janë të ftuar të aplikojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kadastrës Kukës, për t’u pajisur me Certifikatën e pronësisë për pronën e tyre.

Kjo certifikatë është e domosdoshme për t’u përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik të pronave që prek ndërtimi i Aeroportit. Nga data 24 dhjetor e në vijim, sportelet e Kadastrës Kukës janë në dispozicionin tuaj për aplikimin si edhe për çdo sqarim të nevojshëm” njofton Kadastra.

SCAN

SHKARKO APP