Aeroporti i Kukësit, premtimet që në 2018 për ta vënë në funksion

Aeroporti i Kukësit, “Zayed, Flatrat e Veriut” u inagurua nga kryeministri në kulmin e fushatës. I ndërtuar në vitet 2000 si një dhuratë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe, emrin e të cilit mban aktualisht, qëllimi i tij i parë ishte të shërbente për të furnizuar me ndihma refugjatët e dëbuar nga Kosova.

Në vitin 2009 gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit të atij viti, në aeroport u bë një fluturim prove, por ai nuk mund të hapej për shkak se kontrata koncesionare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk lejonte aeroporte të tjera në vend.

Me negocimin e kushteve dhe zgjatjes së kontratës së Rinasit, ky kusht u hoq dhe nisën përpjekjet konkrete për të vënë Kukësin në punë. Sipas një deklarate të kryeministrit Rama të prillit 2018, aeroporti i Kukësit duhej të ishte vënë në funksion deri në fund të atij viti. “Jam shumë optimist që për festat e fundvitit, kuksianët që do vijnë nga jashtë në shtëpi përmes atij aeroporti”, deklaronte Rama.

Një vit më pas, Rama i shtoi edhe një vit tjetër afatit për këtë premtim. “E rëndësishme është që sot, këtë punë e nisim për të përfunduar punimet civile brenda një viti dhe pastaj për të bërë sa më shpejt të gjitha certifikimet e nevojshme ndërkombëtare, në mënyrë që të fillojmë fluturimet”.

SHKARKO APP