Aeroporti i Kukësit, Rama: Në realitet më i bukur (FOTOLAJM)
Ka më shumë se një dekadë që kurse është ndërtuar, aeroporti i Kukësit asnjëherë nuk ka qenë funksionalë. Qeveria aktuale premton se do ta vërë në punë vjeshtën e vitit të ardhshëm por deri atëherë, aeroporti do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Kryeministri Edi Rama publikoi një foto 3D se si do të jetë aeroporti, duke premtuar se në realitet do të jetë edhe më i bukur. “Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Rama në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

