Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me koncension, miratohet vendimi

Është miratuar vendimi që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

Kontrata e koncesionit PPP është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe bashkimit të tre operatorëve ekonomikë të mësipërm, njëri prej të cilëve është kompania e politikanit Behgjet Pacolli.

Vendndodhja e aeroportit të ri është përcaktuar zona e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë. Konsorciumi që ka lidhur marrëveshjen do të investojë për ndërtimin e aeroportit 103.9 milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit do të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulta se 140 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet.

SHKARKO APP