Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake

Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Lajmin e jep kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj, duke folur mbi planet e qeverisë në këtë drejtim. Sipas tij me hapjen e shkollave ushtarake dhe civile, ky sektor do të operojë si një industri duke zgjeruar aviacionin civil në vend dhe lehtësuar aksesin.

”Nuk ka të bëjnë me faktin që do e ketë aeroporti i Vlorës apo i Rinasit, por me faktin Aviacioni Civil në Shqipëri po zhvillohet nga një perceptim që lidhej me fluturimet e avionët komercialë.

Sot operojmë më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtje hapja e shkollave ushtarake dhe civile do të maksimizojë Aviacionin Civil, jo vetëm për fluturime komerciale, por si industri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy aeroportet; i Vlorës dhe Rinasit bëjnë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit civil në vend. Aeroporti i Vlorës ofron lehtësi te pasagjerët, nuk ka rëndësi sa do ulen, por ata që do ulen të aksesojnë rivierën tonë për një orë”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?