Aeroporti Kukësit është rasti kur aksionet i shërbejnë vetëm propagandës, dhe kjo e fundit pushtetit!

Nga Alban Daci

Çdo ditë bëhet një lajm apo një status për aeroportin e Kukësit. Madje, aq me ngulm shkoi puna e mbarimit të këtij aeroporti sa u improvizua ulja e një avioni që në fakt nuk u ul kurrë në atë pistë.

Po pse kaq shumë interes për këtë aeroport? Së pari, ky aeroport nuk është pjesë e një studimi të mirëfilltë për zhvillimin ekonomik të Kukësit apo të Lumës. Pra, që në fillimet e veta ky aeroport nuk është rezultat i një projekti të përgjithshëm për zhvillimin ekonomik dhe urban të zonës, por ai erdhi si pasojë e ngjarjeve që nuk ishin parashikuar siç ishte lufta e Kosovës dhe eksodi apo gjenocidi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Ky aeroport ishte nevojë humatire dhe u bo rezultat propagande për interesa oligarkësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, ky aeroport praktikisht është mbaruar dhe duhet të kishte hyrë në funksionim që në vitet 2000, por s’ka qenë interes i politikës dhe i oligarkëve. Pra, sidomos ky pushtet nuk ka qenë i interesuar për perfundimin e kësaj vepre, sepse interesat ishin në sektor të tjerë, ku ishte më e lehtë për të vjedhur e për të marr perfitime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së treti, ky aeroport për nga dimensioni dhe për nga roli që do të ketë, në vendet e tjera bën pjesë tek gjerat normale që i kanë ndërtuar që në fillim te viteve ’60. Mos, mendoni se Kukësi do të bëhet konkurent me aeroportin e Londrës, Romës, New York-ut apo të Stambollit. Do të jetë një aeroport krejt normal i ndonjë kompanie low coste dhe nëse nuk shoqërohet me një projekt serioz plotësues zhvillimi të zonës, mund të kthehet shpejt në një aeroport të braktisur që nuk do të ulet e ngrihet asnjë avion.

Me ngulm po na thonë këta të qeverisë se në prill do te nisin fluturimet në Kukës. A thua se me këto fluturime do të marrin fund hallet e Kukësit?!Jo më jo edhe pas këtyre fluturimeve kuksianët do të vazhdojnë të jenë varfër, të papunë, por do e kenë më te lehtë ndoshta për tu larguar jashtë shtetit, sepse do ju kaloj ndonjë avion i rastit në pragun e shtëpisë e s’do të kenë nevojë për të shkuar deri në Tiranë.

Aeroporte kanë edhe vende si Kolumbia, Meksika e vende të tjera të Amerikës Latine, por në to ulen e ngrihen kryesisht avion që bëjnë trafiqe droge e armësh. E gjithë historia e aeroportit të Kukësit duket se është historia e një propagande të një pushteti që është ngritur e tenton të qëndroj mbi aparencën dhe nuk është interesuar kurre për esencën.

Kukësi nuk ka aq shumë vota sa ta shpëtoj këtë regjim, por padyshim është pjesë e panoramës se përgjithshme të një regjimi të ngritur mbi themele të vendosura në rërën e propagandës dhe kjo e fundit është vetëm në shërbim të pushteti që kthehet në interesa e privilegje për një pakicë që nuk kanë lidhje as me stilin e jetës së banorëve të Lumës e as me hallet e tyre të një varfërie të pamerituar dhe ndëshkuese padrejtësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?