Aeroporti ”Nënë Tereza” ka një lajm për ata që duan të udhëtojnë drejt Francës

Aeroporti ”Nënë Tereza” ka një njoftim të rëndësishm për të gjithë shtetasit që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës. Të gjithë pasagjerët mbi 12-vjeç duhet të plotësojnë një nga këto kushte: Të jenë të pajisur me një pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të jenë të pajisur me test negativ PCR brenda 72 orëve ose test të shpejtë brenda 48 orëve; ose një provë që kanë kaluar Covid-19, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Njoftimi i plotë

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës
Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me:

1. Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Udhëtarët e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të vërtetojnë përfundimin e një programi të plotë vaksinimi, përkatësisht:

7 ditë pas injektimit të dytë për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injektimit për vaksina me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
7 ditë pas injektimit për vaksinat tek njerëzit që kanë pasur një histori të Covid-19 (nevojitet vetëm 1 injeksion).

Përsonat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme. Fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Faleminderit per bashkepunimin, Tirana International Airport

SHKARKO APP