Aeroporti “Nënë Tereza” njofton: Të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me …

Aeroporti “Nënë Tereza” vjen me një njoftim për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Duke filluar nga dita e sotme (1 shtator) në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë dhe jo familjarët e tyre.

Ndërkaq, pasagjerët duhet të jenë patjetër të pajisur me maskë, duhet të kenë me vete biletën e udhëtimit, testin PCR ose Antigen apo certifikatën e vaksinës, si dhe formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku do të udhëtoni.

Njoftimi i plotë i TIA:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë.

Pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:

– Maskën

– Biletën e udhëtimit

– Testin PCR ose Antigen apo çertifikatën e vaksinës në varësi të destinacionit ku udhëtoni

– Formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku udhëtoni.

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?