Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”. Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me vjedhjen e fondeve publike.

”Sot Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve. Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, me përjashtim të njërit, dolën nga salla e gjyqit pa asnjë përgjegjësi reale penale, ndërsa u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë.

As burg. As kthim parash. As përgjegjësi. Një dosje e varrosur me ceremoni nga një drejtësi që sot prodhoi një ‘kukull fajësie’, një Alqi Bllako të dytë, mbi të cilin u hodh e gjithë pesha e një grabitjeje kolektive,” u shpreh deputeti demokrat. Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, me përjashtim të Mariglen Qatos, u shpëtuan nga përgjegjësia penale, duke e krahasuar këtë rast me aferën e inceneratorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i sotëm nuk mbylli thjesht një çështje gjyqësore, por krijoi një doktrinë të rrezikshme të pandëshkueshmërisë. Vendimi i Apelit i dha një goditje të rëndë drejtësisë së re dhe dërgoi një mesazh të rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Është vendosur një precedent i rrezikshëm sa i takon vjedhjes së fondeve publike dhe kthimit zero të parave në buxhetin e shtetit”,-tha për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?