Afera e inceneratorëve, Bardhi: Prokuroria duhet të shohë këto pamje dhe të hetojë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve. Bardhi shprehet se për të njëjtat akuza për korrupsion, Rama dhe Ahmetaj japin përgjigje që ndryshme.
Bardhi shton se këto deklarata janë provë e hallit të madh që kanë për të fshehur zyrtarët e qeverisë dhe SPAK nga këto duhet të nisë verifikimin.
“SPAK e ka shumë te thjeshtë të hetojë aferën e incineratorëve. Mjafton të dëgjojë thëniet e kundërta të Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt në këtë video për të kuptuar se kanë një hall të madh për të fshehur. Këta e kanë zgjidhur aq shumë qesen kundër interesit publik, sa nuk i shpëton dot askush. Mafia e plehrave nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura me llogaritë në parajsa fiskale.
📌 Denonco mashtrimet dhe vjedhjet e kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video”, shpreh Bardhi në komentin bashkëngjitur videos së mëposhtme: