Afera e inceneratorëve, Belind Këlliçi: Djegësi i Tiranës fundos zyrtarët e lartë

Dosja e inceneratorëve për deputetin e PD-së Belind Këlliçi është ”Kutia e Pandorës”, edhe pse deri më tani nuk ka rezultate nga SPAK-u.

Këlliçi nënvizon se nëse ka një rast ku duhet të dënohen zyrtarët e nivelit të lartë, është inceneratori i Tiranës. Demokrati deklaroi se nëse i shkohet deri në fund hetimeve për këtë aferë, Edi Rama është i përfshirë.

”Rama, i ‘pafajshmi’, që tha nuk dinte çfarë dokumentesh firmos, ky individ është i përfshirë me firmën e tij. Dokumente me firmën e Edi Ramës. I kapur vetë në firmë. Veliaj me shkresë ku miraton dhe ndryshon historikun dhe fatin e koncesionarit të Tiranës, miraton buxhet 128 milionë eurosh, komapnisë që i kërkon kontratën pa e pyetur Këshilin Bashkiak”.

SHKARKO APP