Afganët në Shqipëri, Komuniteti Mysliman: Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin

Për ardhjen e afganëve në Shqipëri ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, ku thekson se janë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre. ”Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri”,-thuhet në mesazhin e Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Deklarata e plotë

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta. Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshtshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për këtë rast.
Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut. I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?